Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, ishte në kërkim për vrasjen e ish-kryekomisarit të policisë Arben Zylyftari


Është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari. 42-vjeçari Tafili po udhëtonte drejt Stambollit më datën 1 janar 2022 dhe është ndaluar nga autoritetet gjermane.

Genc Tafili dhe i vëllai, Admiri, akuzohen për vrasjen e Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim.

Ai u dënua me 25 vite burg por u lirua pas 17 vitesh dënim në vitin 2017. Ai u lirua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha e cila është arrestuar dhe po gjykohet për korrupsion e shpërdorim detyre.

Tafili u arratis pas lirimit por në maj, Gjykata e Apelit në Tiranë e rrëzoi vendimin e lirimit të tij dhe kërkoi rikthimin  në burg.

Admir Tafili është dënuar me burg përjetë.