Një punonjës policie është aksidentuar në Korçë.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lumalas.
Sipas të dhënave mësohet se polici është përplasur nga një automjet, i cili po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Efektivi i plagosur është transportuar me urgjence drejt spitalit të Korçës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.