Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kazakistan, protestuesit sulmojnë ndërtesat qeveritare


Protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kazakistan po përshkallëzohen, me një turmë të zemëruar që sulmoi zyrën e kryetarit të bashkisë në Almaty.

Në një qytet tjetër të madh, Aktobe, demonstruesit kanë pushtuar ndërtesën e administratës. Nw Aktobe, njw turmë e madhe u ngjit në shkallët e ndërtesës së administratës së qytetit të papenguar nga policia.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Almaty, si dhe në rajonin Mangystau të vendit. Ndërkohë në internet kanë dalë foto dhe video që tregojnë mjete të blinduara në rrugë.

Të zemëruar nga heqja e kufijve të çmimeve të energjisë nga qeveria, turmat e demonstruesve kanë thyer dhe djegur automjetet e policisë në qytetin më të madh të Kazakistanit. Janë raportuar përleshje të forta mes policëve dhe protestuesve.

Pamjet video të filmuara të martën treguan turma protestuesish që tundnin një furgon policie duke e rrëzuar, duke i vandalizuar makinat e policisë dhe duke u vënë flakën disave prej tyre.

Djegiet ndodhën pas një pasdite trazirash masive në qytet. Përleshje u raportuan më herët midis policisë së trazirave dhe demonstruesve, me oficerët që përdorën granata zhurmëbërëse dhe armë jovdekjeprurëse për të shpërndarë tubimin.

Kazakistani është një fuqi e madhe energjetike, ndër eksportuesit kryesorë të naftës në nivel global dhe në 20 vendet kryesore për gazin natyror. Qeveria e vendit ka subvencionuar gazin e lëngshëm të naftës për vite me rradhë, por argumentoi se kontrollet e çmimeve duhej të hiqeshin pasi mbajtja e tyre në vend nuk ishte më e qëndrueshme.