Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Grupi kriminal “B9” nuk futet më në seli, të gjithë demokratët lejohen por duhej të kishin telefonuar


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha sot para gazetarëve se deputetët e Komisionit të Rithemelimit nuk janë të ndaluar të futen në seli, por më parë duhej të kishin telefonuar administratën e PD-së.

Ai theksoi se çdo anëtar i PD-së është i lejuar të futet në seli, për sa kohë nuk shoqërohet nga trafikantë droge.

“Nëse ti vjen tek dera ndërkohë që nuk njofton administratën e PD-së… Brenda PD-së janë duke u kryer punime që e bën aksesimin.  Por sigurisht siç unë marr në telefon kur futem në seli, siç nënkryetarët e partisë marrin administratën për të hyrë në seli, cilido që ka vërtetë dëshirë për të hyrë në seli për të punuar..

Patjetër që lejohen pra, po jua përsëris. Është e lejuar të futet çdo deputet. E rëndësishme është të mos shoqërohen me trafikantë droge.

Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë qendrore të PD-së. Unë nuk thashë për deputetët. Unë thashë që çdo deputet, çdo anëtar i PD-së është i lirë të futet në selinë qendrore të PD-së, sikurse në çdo seli në të gjitha degët e PD-së. As është ndaluar, as ka për t’u ndaluar sa kohë që është anëtar i PD-së.

Lajm i mirë dhe pozitiv sot ishte se disa prej kolegëve ndryshe nga çdo seli turistike që kanë bërë në seli, ishin të pashoqëruar me ato që shkallmojnë dyert e selisë ndërkohë që janë në kërkim nga autoritetet britanike të Drejtësisë për akte ekstreme dhune dhe trafik droge.

Ndryshe nga ata që janë shpallur vetëm në mars të këtij viti për episode trafikimi droge të nisura që në qerdhor të 2013-ës dhe kjo datë duhet t’ju thotë diçka, që vijnë dhe shoqërojnë Sali Berishën dhe kolegët. Kujt iu shërbejnë aktet e dhunës? E përsëris se i shërben vetëm regjimit të Edi Ramës.

Ftoj cilindo të kthehet në misionin që i kanë ngarkuar demokratët dhe s’ka nevojë për të bërë mbledhje të paqena të grupit parlamentar, se s’ka asnjë mbledhje sot por zotërinjtë e nderuar të grupit parlamentar qëe duan të përfshihen në aksionin opozitar më së pari ta fillojnë duke ardhur në Parlament.”-tha Bardhi.