Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë dhe rrjedhjen e këtyre të dhënave nga AKSHI.
Sipas Bashës skandali i pagave sëbashku me atë t3ë patronazhistëve konfirmojnë edhe njëherë atë që e ai e quan “masakrën zgjedhore” të 25 Prillin.
“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet.
Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit.”- shkruan Basha.