Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në SHBA, zjarri në banesë shkakton 13 viktima, 7 prej tyre fëmijë


Një zjarr masiv në orët e para të mëngjesit në Filadelfia përfshiu një ndërtesë me dy apartamente, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur dy. Me sa duket, të gjithë detektorët e tymit në shtëpi nuk funksionuan.

Zjarri filloi në katin e dytë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së mërkurës dhe u vu nën kontroll rreth një orë më vonë, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve në Filadelfia. Disa banorë mundën të shpëtonin vetë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa të tjerë pasi hapën një vrimë në çatinë e ndërtesës.

Nga 13 viktima, të paktën shtatë ishin fëmijë. Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi dy viktimat e mbijetuara u shtruan në spital me lëndime potencialisht kritike. Rreth 26 persona raportohet se jetonin në shtëpinë  që ishte përshtatur në dy apartamente. Tetëmbëdhjetë banorë u grumbulluan në njërën prej tyre dhe zyrtarët thanë se katër detektorë tymi në ndërtesë nuk po funksiononin. Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

“Unë kam qenë në këtë punë për 35 vjet dhe ky është ndoshta një nga zjarret më të këqija që kam parë ndonjëherë.” – u tha gazetarëve një zyratar i shërbimit zjarrfikës.

Godina, në pronësi të autoritetit të banesave, ndodhet në lagjen Fairmount, pranë një burgu shtetëror.