Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Njerëz me kapuç po heqin logot e FRPD-së nga hyrja e zyrave të forumit


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka publikuar një video të një personi i cili heq logot nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.

Këlliçi shkruan se njerëz anonimë dhe me kapuça po heqin adezivët.

“Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme! Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.

Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike. Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00”, shkruan Këlliçi.