Policia ka arrestuar inspektorin e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit pas kapjes së 119 kg kokainë brenda kontejnerit me banane të firmës “Ziko” në Vaqarr.
Nga hetimi i deritanishëm është evidentuar sipas News 24 se fleta shoqëruese e AKU-së ka pasur probleme.
Ndërkohë policia vijon të marrë në pyetje doganierët të cilët përpunuan kontejnerin në Durrës duke qenë se skaneri e nxori të pastër.
Gjithashtu është sekuestruar e gjithë praktika doganore për ngarkesën me banane brenda të cilës ishte futur lënda narkotike.