Vendosni fjalën kyçe....

RENEA në Shkodër devijon kontrollin për bandat dhe dhunon gazetarin


RENEA po zhvillon një aksion mbrëmjen e sotme për evidentimin e personave me precedentë kriminalë por në Shkodër kjo njësi ka devijuar nga kontrolli dhe ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit të ABC News, Simon Shkreli.

Gazetari ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur teksa po filmonte aksionin efektivë të RENEA-s i janë afruar dhe e kanë shtyrë edhe pse ai kishte mjetin e identifikimit si punonjës i medias duke i treguar se i tregonin se çmund t’i bënin.

Madje ngjarja ka ndodhur në prezencë të Drejtorit të Qarkut Shkodër, Hamdi Fjora dhe shefit të Komisariatit Paulin Çupi.

Pas incidentit, gazetari rrëfen se efektivët i kanë marrë edhe mjetin e identifikimit dhe nuk i kanë kërkuar asnjë ndjesë.

“Po kthehesha në shtëpi dhe po filmoja. Forcat RENEA kishin aksion tek ish kryqëzimi që të çon në Shkodër. Në prezencë edhe të Drejtorit të qarkut dhe Shefit të Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Fjora  dhe Paulin Çupi. Në prezencën e tyre, nxora celularin dhe po filmoja. Ata mu vërsulën dhe më thanë mos filmo. Unë nxora badgen e gazetarit dhe u thash që jam gazetar jam në punën time. Ndërkohë më thërret drejtori dhe shefi i Komisariatit dhe më thonë që ata nuk të njohin. Si të njohim ne. Dakord u thash unë dhe kam badgen dhe nuk ka nevojë të më njohin. Një nga ata më thirri në emër dhe me tha largohu. Unë nuk e njihja. Thash që mos bërtisni se unë jam në punë ti në punë. Më pas erdhën dhe njëri më kapi nga krahu tjetri më kapi nga xhupi dhe më thonë ik se je me familje je me fëmijë se do të kallëzonim ne, personat me kapuça. Kur më kapi më hoqi edhe badgen nuk e di ku e kam. Asnjë ndjesë. Ikën të gjithë edhe drejtori edhe shefi i komisariatit.”-tha në rrëfimin e tij gazetari për ABC News.