Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj: Kemi arrestuar 4 persona për daljen e listës së pagave, 2 punonjës e IT shitën të dhënat te 2 persona të subjekteve private


Kreu i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj | Foto nga : LSA

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit në konferencë për shtyp kanë dhënë detaje mbi hetimit për daljen e të dhënave të pagave.

Prokurorja Elisabeta Imeraj bëri me dije se pas sekuestrimit të serverëve ka dalë që 4 persona janë përfshirë në këtë skemë.

Dy nga autorët e dyshuar janë punonjës IT në drejtorinë e Tatimeve por të punësuar nga AKSHI, ndërsa dy janë persona nga subjekte private të cilët kanë blerë të dhënat.

Grupi hetimor të cilin gjej rastin ta falënderoj për hetimet intensive, ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimeve për të gjitha pistat e hetimit, përfshirë dhe qëllimin e nxjerrjes së të dhënave. Nga ana jonë është arritur të zbulohet mekanizmi i ngjarjes se si këto të dhëna nga punonjës që kanë aksesin, kanë mundur t’i aksesojnë dhe t’i përdorin. Këto të dhëna janë shitur, punonjës në sektorë privatë i kanë blerë dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Në momentin e dytë që ka qëllime përkatëse prokuroria është e vendosur të hetojë individin dhe për qëllimet.
Subjektet private persona që punojnë në fushën e përmbarimit, me agjenci të ndryshme që i kanë përdorur për qëllime të punës apo qëllime të tjera. Jemi në fazën e hetimit të mëtejshëm. Në momentin më të parë do të jemi shumë transparent sa lejon kodi i procedurës penale”, tha Imeraj.