Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e listës së pagave, kush janë dy punonjësit e IT dhe dy përmbaruesit e arrestuar


Ditën e sotme prokuroria e Tiranës dha detaje mbi hetimet për rrjedhjen e të dhënave të mbi 630 mijë shtetasëve shqiptarë të pagave.

Policia ka arrestuar 4 persona ku dy janë punonjës të sektorit publik dhe 2 janë përmbarues privat.

Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët blenë këto të dhëna.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin. Më pas Agaraj i ka shitur këto të dhëna private te 2 përmbaruesit privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë dhe kërcënuar sigurinë dhe privatësinë e mbi 650 mijë qytetarëve.