Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur sërish sot te selia e PD.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ndalur në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur.
Pas kësaj, ata kanë kaluar te dera e pasme e selisë, e cila po ashtu ka rezultuar e mbyllur.
Më pas një nga pjesëtarët e grupit të rithemelimit të PD-së deklaroi se linja zyrtare ka “mashtruar” me emrat e anëtarëve të Kuvendit të 18 dhjetorit duke shtuar, përsëritur emra apo futur njerëz anonimë dhe të panjohur në listë.