Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas konferencës për shtyp të kreut të PD-së Basha nga selia blu. Teksa ironizon deklaratën e tij pa media në një seli të mbyllur me hekur e beton,
Berisha shkruan se ai është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit.
“Lulzim Brava nen panik dhe i barrikaduar ne bunkerin e tij beri nje konference shtypi pa gazetare dhe kamera brenda! Ky eshte politikani i vetem ne bote qe del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson me!
Basha mund te deliroje dhe te mashtroje se ai ka mbeshtetjen e 95% te shqiptareve, 99% te amerikaneve dhe 110% te evropianeve por askush nuk e kupton dot perse nje politikan qe pretendon qe ka shumicen e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton ne nje bunker! Ndonese i shkarkuar nga Kuvendi i jashtezakonshem statutor me voten kunder te tij te 4446 delegateve dhe referendumit te pare ne histori te 44 mije anetareve te PD, Lulzim Brava ne nje akt amoraliteti total politik kerkon t’u shese shqiptareve ne antikuvendin e tij, 1958 karrike per 5004 delegate imagjinare, duke deshmuar se eshte nje mashtrues i paskrupullt qe nuk njeh asnje norme, parim, apo standart, as politik e as moral!” – shkruan Berisha në Facebook.
Më tej ish-kreu i PD-së thekson se koha e Bashës ka mbaruar dhe se ai është shpallur non grata nga të gjithë demokratët, kjo për faktin se në 8 vite u ka sjellë atyre dështim e humbje.
Ai e akuzon Bashën se në vitet e opozitës ka bërë Pazar me kryeministrin Rama duke pasuruar familjarët e tij dhe se sot është braktisur masivisht nga demokratët e është ngujuar në seli.
“Koha e tij mbaroi. Sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratet. Eshte i tille sepse ne 8 vjet u solli atyre vetem humbje dhe deshtim. Ne 8 vjet shkeli dhe shiti sakrificat e tyre per te mbushur xhepat e tij dhe te familjareve ne pazare te pista me Edi Ramen! Dhe sot kur demokratet e kane braktisur masivisht mendon se do gjeje shpetim ne mashtrime dhe dyer te blinduara! Kjo eshte metamorfoza me e shemtuar por e merituar e nje besepreri qe pasi ka shitur e tradhetuar te gjithe demokratet per interesa e tij private e sheh veten te braktisur brenda nje bunkeri!” – vijon Berisha reagimin e tij.
Në fund ish-kryeministri thekson se nesër është fundi i Bashës, të cilin e quan pengun e pabesë. Berisha thekson se demokrarët e shqiptarët do jenë nesër dëshmitarë të kthimit të PD-së me gjithë fuqinë e saj.
“Neser eshte dita e lirise dhe fundi i pengut te pabese qe ka 8 vjet qe pasurohet mbi djersen, vuajtjet dhe humbjet e demokrateve. Reagimi yne nuk eshte thjesht per nje peng pa nder dhe dinjitet por per qindra mijera demokrate, demokratë dhe mbare shqiptaret per te cilet parimi themelor i demokracise eshte shumica vendos, pakica respekton dhe respektohet, te cilet neser do te jene deshmitare te rikthimit me te bukur te PD me gjithe fuqine e saj. Peng Basha ka hyre ne vetmi te thelle sepse shkelmoi dhe abuzoi me besimin e demokrateve. Koha eshte e demokrateve. Neser eshte festa dhe fitorja e tyre!” – mbyll reagimin Berisha.