Punonjësit e kujdesit shëndetësor që protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm për personelin mjekësor në territorin francez të Karaibeve të Guadeloupe kanë rrahur drejtorin e një spitali lokal dhe ‘i kanë grisur rrobat’ zëvendësit të tij.
Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi të martën dhe përfshinte rreth 50 anëtarë të një sindikate të punonjësve të kujdesit shëndetësor. Gaby Clavier, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatave, tha se ata ishin mbledhur jashtë Spitalit Universitar të Guadeloupe.
Më herët, personeli mjekësor që nuk kishte respektuar urdhrin për vaksinim, iu nënshtrua zbritjeve të pagesës. Profesionistët e pavaksinuar të kujdesit shëndetësor u caktuan gjithashtu të pezullohen nga puna pas përfundimit të afatit që ishte vendosur më herët për vaksinimin e tyre.
Spitali lëshoi një deklaratë duke thënë se protestuesit kishin zënë hyrjen, duke bllokuar drejtorin dhe një pjesë të personelit brenda për disa orë.
Kur ata u përpoqën të largoheshin nga ndërtesa me ndihmën e policisë, protestuesit thuhet se ‘e goditën drejtorin në brinjë’ dhe më pas i dhanë një goditje të fuqishme në kokë që ‘gati e rrëzoi’. Njërit prej zëvendësve të tij i janë grisur rrobat.
Demonstruesit u tha gjithashtu se kishin ‘dëmtuar rëndë’ një automjet që i përkiste një zyrtari të spitalit.
Deklarata përfundoi duke dënuar ‘dhunën dhe frikësimin’ ndaj personelit të spitalit dhe duke vënë në dukje se 95% e punëtorëve në spital e kanë marrë vaksinën kundër Covid.