Vendosni fjalën kyçe....

Bejko pas incidentit: Ta dija se ishin mbështetësit e Berishës nuk shkoja, s’e kanë fajin ata


Roland Bejko ka folur përsëri për incidentine ndodhur më herët në selinë blu. Ai tha se nuk i bën me faj protestuesit që janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, por këtë të fundit.

 “Ta dija se ishin mbështetësit e Berishës nuk shkoja, por meqë ishte ende herët për protestën mendova se s’ka problem dhe shkova. Unë mendoja se ishin përkrahësit e zotit Basha.

Natyrisht me turmën nuk mund të negociohet. S’e kanë fajin ata kur janë mbarsur nga ky ligjërim disa mujor i Berishës. Këtë produkt do nxjerrë.

Kur pashë që më qëlloi një person që në 97, dhe më vonë ky qenë mik i imi dhe më ka ardhur në shtëpi, ka qenë mik i gjirokastritëve. Nuk e dija se ishin ata po e përsëris, ta dija nuk shkoja. Sa u futa brenda oborrit mora sharje sepse gjatë rrugës kur po ecja në këmbë askush nuk reagoi.

Nuk kuptoja ku mbaronte njëri e ku fillonte tjetri. U qëllova nga mbrapa, u qëllova me fyerje dhe fjalë.

Fjalët rëndojnë sepse të jesh 30 vjet në PD dhe të japësh një kontribut të jashtëzakonshëm aq sa mund të bëjë njeriu sepse supernjerëz nuk jemi. Kam që në 90 në krah të Sali Berishës, që në vitet e vështira dhe e kam mbështetur në të gjitha aksionet e veta. Këtu nuk e kanë fajin ata. KËtu fajin e ka Sali Berisha, e kemi lutur që në fillim të mos e bënte këtë.

Si është ndjerë ai kur ka parë këtë? Ai më njeh më mirë se ata mua. Unë nuk duhej të prekesha me dorë, jo vetëm unë por askush. U shava me libër shpie.”- tha Bejko.