Vendosni fjalën kyçe....

Incidentet në PD, Policia e Shtetit: Ne s’kemi hedhur sende të kundraligjshme kundër protestuesve


Policia e Shtetit ka reaguar pas incidenteve të dhunshme që ndodhën pak më parë në selinë blu, ku një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha mbeti i plagosur në kokë.

 “Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Një mbështetës i ish-kryeministrit Berisha mbeti i plagosur në kokë, pasi është gjuajtur me gurë nga kati i dytë i selisë.

Disa nga protestuesit ishin ngjitur me shkallë në katin e dytë, por u detyruan të zbrisnin pasi u sulmuan nga disa persona nga ballkoni i Bashës.