Ish-kryeministri, Sali Berisha është larguar nga ambientet e jashtme të selisë së PD –së pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.
Ai nuk preferoi të jepte një deklaratë për mediat lidhur me situatën në seli. Berisha shoqërohej nga mbështetësit dhe truprojat e tij.
Jashtë në rrugë paraqiten disa autoambulanca të cilat ndodhen në gatishmëri për t’iu përgjigjur personave të lënduar nga gazi lotsjellës.