Vendosni fjalën kyçe....

Berisha me turmën drejt Kryeministrisë: Narkoqeveria e narkoopozita janë e njëjta gjë


Pas largimit nga ambientet e jashtme të selisë së PD –së, ish-kryeministri Sali Berisha i drejtoi protestuesit drejt Kryeministrisë.

“Narkoqeveria dhe narkopopizta janë e njëta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju e cila u paraqit për protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës.

Garantoj shqiptarët se do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë. Ky ishte një skenar i pregatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve, nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së përveç një pengu të Edi Ramës që quhet Lul Brava.

Në këtë kontekst kjo është një lëvizje e pandalshme. Kjo është një betejë e cila nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Shqiptarët e lirisë, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtyp;ur vullnetin e tye gabogen rëndë, janë populli i referendumit të lirisë, janë qytetarët të cilët rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë s’e pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut.

Miqte e mi një mirënjohje të pakufijshme ndaj të gjithë këtyre dhjetëra mijërave qytetarëve të cilët sot bënë histori me protestën e tyre dhe ju garantoj se kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës për liri, dinjitet njerëzor por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë, një qeveri të dalë nga vota e lirë. Shoqëria shqiptare do të çlirohet nga këta qtetarë të lirë nga narkoshteti si forma më e shëmtuar e diktaturës. Ju ftoj të vazhdojmë amrshimin tonë pa u përkulur. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i meduzëz për të shpëtua Lul bravën por është e kotë, Lul brava është një kufomë politike e pakallur.”– tha Berisha.