Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorja e Tiranës në selinë e PD-së: Personat e përfshirë në aktet e dhunës do të përgjigjen përpara ligjit


Në selinë e PD-së ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj pas ndërhyrjes së forcave të policisë që bënë të mundur largimin e protestuesve nga godina dhe oborri i saj.

Imeraj tha se përgjegjësit e akteve të dhunës që pamë pak më herët do të përgjigjen para ligjit.

“Do të hetohen çdo situatë dhe përgjegjësit e përfshirë në aktet e dhunës do të përgjigjet përpara ligjit.”- ka thënë Imeraj sipas televizionit “News 24”.