Vendosni fjalën kyçe....

Noka: 20 protestues u ndaluan se hapën dyert e selisë që ishin mbyllur


Flamur Noka pjesë e grupit të deputetëve të PD-së mbështetës të Sali Berishës deklaroi nga Komisariati Nr.1 se janë 20 protestues të ndaluar nga policia.

Ai tha se ata u ndaluan sepse hapën dyer e selisë blu duke mos pranuar se në Partinë Demokratike protestuesit hynë me forcë dhe thyen dyer e dritare.

Noka tha të arrestuarit kanë 6 akuza mbi kurriz dhe se sot Edi Rama tregoi se është kreu i opozitës.

Edi Rama sot tregoi se është kryetar i opozitës. Janë rreth 20 të ndaluar nga dita e sotme sepse hapën dyert e selisë. Dyer dhe dritaret që i kishin mbyllur dhe  i hapën. I bëj thirrje të ndalojmë këto lojëra. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Do të ketë një opozitë që duhet të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama ta marrë në Surrel. Sot ata demokratë që janë të mbyllur atje brenda kanë 6 akuza mbi kurriz. Pse? Se i prishën terezinë pengut të Ramës. Kemi parë gjyqe e arrestime të vrasësve por kurrsesi 6 akuza. Ku e katandisi PD-në pengu i Ramës. Regjimi sot tregoi fytyrën e tij. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun dhe gardistët. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk arreston bandat brenda selisë? Nuk do t’ia dalin. Të jenë të sigurtë që asgjë nuk do ta ndalë për të kthyer nga bunker në shtëpi lirie”- u shpreh ai.