Vendosni fjalën kyçe....

Flutura Açka pas deklaratave të Ramës: Demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit që u hedh ti


Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në komunikimin që pati ai sot me demokratët.

Në një postim në Facebook, Açka shkruan se Rama ka kohë që nuk është më lajm dhe se kërkon të bëhet lajm me demokratët. Ajo shprehet se demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre. Açka e pyet Ramën se po me patonazhistët kur do ta bëjë bashkëbisedimin.

“Mjerim, ke kohë që nuk je më lajm dhe kërkon të bëhesh lajm me demokratët
Po i përgjigjesh pyetjeve të përgatitura nga zyra e Gebellsit tënd në emër të demokratëve.

Shqetësimi i sotëm i shqiptarëve nuk është ‘dhëmbi i prishur’ i demokratëve, por sarkoma e qeverisjes tënde. Faturën me emrin tënd dhe qeverisë tënde e dinë mirë shqiptarët.
Demokratët do t’i zgjidhin vetë hallet e tyre, pavarësisht hunjve, zjarrit, cianurit (figurativë) që u hedh ti me të gjitha mënyrën e tua tinëzare.
Dhe sa për fjalime që po bën nga kali i shaluar, me fjalorin tënd vulgar permanent, dikush është mirë të ta thotë qartë:
Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin, madje as shqiptarëve.
Sepse, ti rri i krekosur në pushtet me vota të grabitura si në asnjë demokraci të vërtetë në botë.
Meqë ra fjala, me patronazhistët kur do të bashkëbisedosh?”-
shkruan Açka.