Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë e FRPD-së kthehen në seli: Ndihet akoma era e gazit lotsjellës, Basha ka çuar emrat tanë në polici pa dhunuar askënd


Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilët janë edhe mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, këtë të hënë janë rikthyer në selinë blu.

Në një deklaratë për media, ata u shprehën se janë mbledhur aty për një mbledhje pune, por që nuk mund të aksesojnë dot më në zyrat që kishin më parë.

“Ne jemi një grup të rinjsh nga kryesia e forumit, anëtarë të FRPD erdhëm në zyrat e FRPD për të zhvilluar  një mbledhje pune, por siç e patë zyrat janë mbyllur dhe kthyer në magazinë. Logot e FRPD janë zhdukur. Është shokuese kjo që po ndodh. Unë jam Minushe Lazaj, jam në FRPD.”– tha një nga të rejat e forumit rinor.

Një tjetër prej anëtarëve të FRPD-së tha se në zyrat e forumit ende ndihet era e gazit lotsjellës. Ai thekson se shumë prej të rinjëve janë burgosur nga qeveria në përpjekje për të bërë zotin Basha kryeministër dhe tashmë ata duhet të shkojnë përsëri në komisariate si të kallëzuar prej tij.

“Më në fund pas 8-vjetëve peng Basha arriti t’i ngjajë shefit të tij Edi Ramës. Arriti ta kthej PD-në nga një shtëpi të lirisë në një çerdhe të krimit, të mercenarëve të paguar kundër demokratëve dhe kundër të rinjëve. Ne shkuam në zyra e forumit akoma është era e gazit lotsjellës. Unë dua t’i bëj vetëm një pyetje: ‘nga kush ka frikë pse ka frikë nga të rinjtë?’

Shumë prej nesh kanë qenë në burgje këto 8-vjet për ta bërë këtë zotërinë kryeministër, ndërkohë që ky nuk ka dashur.

Ky zotëria ka çuar emrat e shumë të rejave dhe të rinjve të Forumit Rinor nëpër komisariate, pa dhunuar askënd, ne jemi dhunuar. I bëj thirrje të tërhiqet dhe të iki se ai nuk e bën dot kryetarin dhe ka ardhur fundi për të.”- tha një prej anëtarëve të Forumit rinor.