Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 793 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Kështu bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar si pasojë e koronavirusit, ndërsa në të njëjtën periudhë kohore janë infektuar edhe 793 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit, i cili është i hapur gjithashtu edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ndërkohë janë shëruar nga Covidi 346 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203 mijë e 460 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I PLOTË

 Ministria e Shëndetësisë: 4996 testime, 793 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 346 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:
493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.
Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Janar 2022)
Raste të reja ditore 793
Të shëruar në 24 orë 346
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4996

Testime totale 1,534,665
Raste pozitive 220,487
Raste të shëruara 203,460
Raste Aktive 13,786
Humbje jete 3,241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6922
Fier 1165
Durrës 1102
Elbasan 950
Vlorë 830
Shkodër 803
Gjirokastër 533
Berat 455
Lezhë 401
Korçë 335
Dibër 177
Kukës 113