Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në PD, Prokuroria e Tiranës: Vijojmë hetimet, këto janë pistat e ngritura


Prokuroria e Tiranës ka publikuar një njoftim zyrtar ku bën me dije se po vijon hetimet në lidhje me protestën e 8 Janarit që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Organi i akuzës thotë se deri më tani rezultojnë 34 persona të arrestuar ndaj të cilëve janë ngritur 5 akuza në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë bëhen me dije edhe pistat e hetimit të ngritura nga Prokuroria.

Personat e arrestuar: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe  Stivi Luku.

Kujtojmë se të proceduar penalisht lidhur me dhunën në protestë janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime për çështjen penale me Nr. 182 të vitit
2022, për ngjarjen e datës 08.01.2022, të ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.
Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona, të dyshuar për
vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone” sipas nenit 150 të Kodit Penal, “Prishja e
qetësisë publike” sipas nenit 274 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse,
djegëse dhe radioaktive” sipas nenit 282 te Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i
armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenit 278 i Kodit Penal dhe “Prodhimi,
mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” sipas nenit 279 i Kodit Penal.
Po kryhen veprimet e duhura në drejtim të individualizimit të veprimeve të kryera nga secili
prej personave të arrestuar dhe personave të tjerë të përfshirë në veprime në kundërshtim me
ligjin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë ngritur si pista hetimi:

– dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si
shkatërrim prone.
– përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe
dhuna e ushtruar në drejtim të tyre,
– mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve,
– si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.
Hetimet vijojnë në mënyrë intesive në drejtim të marrjes së të dhënave me vlerë hetimore.
Po kryhen të gjitha veprimet si:
– sekuestrimet e pamjeve filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore,
– marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes,
– si dhe çdo lloj veprimi tjetër që do dalë i nevojshëm nga dinamika në vijim.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e hetimeve
me objektivitet si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien
para përgjegjësisë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË