Ish-kryeministri Berisha akuzoi mbrëmjen e sotme për dhunë ndaj protestuesve paqësorë në protestën e 8 janarit.
Ai theksoi se blindimi i selisë së PD-së është projekt i kryeministrit Rama dhe se nga dhuna e personave brenda PD-së dhe nga policia janë plagosur 12 persona ndërsa qindra të tjerë janë lënduar nga gazi lotsjellës e gazi toksik.
“Ne deklaruam se dyert do i hapim. Kjo është protesta e parë ku nuk është plagosur, gërvishtur asnjë kundërshtar, asnjë polic, asnjë njeri. Nga protesutesit janë përgjakur 12 persona e janë lënduar qindra të tjerë, me thika, plumba gome e gaz toksik. Policia mbajti një qëndrim kafshëror. Ne dyert do i hapnim, e kishim paralajmëruar. Blindimi i PD-së është krejtësisht projekti i Ramës. Lulzim Basha është i shkarkuar nga më shumë se 44 mijë anëtarë. Nuk vendos dot gjykata për pakicën dhe shumicën në një parti politike. Basha nuk ka kundërshtuar asnjë votë të Kuvendit Kombëtar dhe asnjë firmë të referendumit. Kanë bërë një video të manipuluar për Njësinë 8 ku ka pësuar një humbje të thellë.“ – tha Berisha në emisionin ‘Now’ të gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania.
Ai shtoi më tej se fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është se në 8 vitet e fundit vendi nuk ka pasur opozitë por ajo ka qenë një fasadë e qeverisë.
“Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është se 8 vite ata nuk patën opozitë. Ajo që ishte opozitë ka qeë një fasadë e qeverisë dhe pardje kjo gjë u faktua. Ka një përpjekje gjigante për të vrarë pluralizmin në Shqipëri. Lulzim Basha është peng, nuk është njeri i lirë. Unë nuk e dija nëse do e fitoja betejën por unë e nis atë nëse jam i bindur se është një kauzë e drejtë. Nuk do i lëmë kurrë Ramën e Bashën të vjedhim 800 mijë metra katrorë në Portin e Durrësit. Unë e kam denoncuar 292 herë çështjen e inceëneratorëve, Basha e ka denoncuar vetëm disa herë dhe ka hequr nga padia penale Engjëll Agaçin, që është personi që i mbyll dosjet Bashës.” – tha Berisha.