Vendosni fjalën kyçe....

Leonardo DiCaprio është tani…një pemë


Një pemë tropikale e sapo zbuluar dhe jashtëzakonisht e rrallë ka marrë emrin e aktorit fitues të Oskarit dhe një prej eko-aktivistëve më të pasionuar në Hollyëood, Leonardo DiCaprio.

Bima, e quajtur zyrtarisht Uvariopsis dicaprio, është një pemë e vogël me gjelbërim të përhershëm në familjen ylang-ylang me lule të verdha që rriten nga trungu i saj.

Emri i DiCaprios iu dha asaj nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar në Kopshtin Botanik Mbretëror,

Bima jashtëzakonisht e kërcënuar rritet vetëm në pyllin Ebo të Kamerunit, i cili mbetet një nga pyjet më të mëdha të shiut relativisht të paprekur në Afrikën Qendrore, ku rritet një sërë flore dhe faune absolutisht unike.

Ata i kanë shkruar një letër të hapur qeverisë në Yaounde, duke paralajmëruar se prerja e pemëve në pyll do të rrezikonte biodiversitetin e saj unik, duke përfshirë gorillat e rrezikuara, shimpanzetë dhe elefantët e pyllit.

Çështja u ngrit edhe nga aktori DiCaprio, i cili e promovoi letrën për miliona ndjekës të tij në mediat sociale dhe iu bashkua thirrjeve për të anuluar planet e prerjeve në pyllin Ebo.

Fushata ishte në gjendje të arrinte qëllimin e saj, me presidentin e Kamerunit Paul Biya që përfundimisht u tërhoq nga vendimi i tij.

DiCaprio ‘ishte vendimtar për të ndihmuar në ndalimin e prerjeve të pyllit Ebo’, tha Dr. Martin Cheek i Kopshtit Botanik Mbretëror, për BBC.

Aktori 47-vjeçar ka bërë bujë së fundmi për rolin e tij në komedinë ‘Don’t Look Up’. Ai luan një shkencëtar që përpiqet të shpëtojë Tokën nga një kometë që vjen, por bota refuzon t’u vërë veshin paralajmërimeve të tij.