Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes Mark Markut e gazetarit Artan Hoxha: S’kemi ardh me të dëgju ty…Turp që i keni çuar demokratët në këtë derexhe


Ish-deputeti i PD-së Mark Marku e gazetari Artan Hoxha janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin ‘Opinion’ ku po diskutohet mbi protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Teksa Hoxha po shpjegonte atë që ndodhi në selinë e PD-së dhe po jepte informacion mbi ndërhyrjen e policisë, planet për evakuimin e Bashës si dhe përplasjet mes palëve, Marku iu drejtua nga vendi duke i kërkuar drejtuesit të emisionit që t’u jepte hapësirë për të folur edhe të ftuarve.

Pas një përplasjeje me gazetarin Hoxha, ky i fundit i kthehet duke i thënë se turpin po e bëjnë përfaqësuesit dhe politikanët e PD-së që e kanë çuar partinë e demokratët në gjendjen ku ka mbërritur. Pas kësaj Marku pati një përplasje edhe me drejtuesin e emisionit Fevziu duke i thënë se po transformonte ngjarjet e ndodhura.

Pjesë nga debati

Artan Hoxha: Nuk u zhgënjeva nga kjo që bëhej, e di që kjo është taktika që vepron gjithmonë Berisha. Zhgënjimi ishte nga Basha. Në protesta të tilla, Berisha është njeriu i aksionit. Basha mund ta shmangte këtë gjë duke dalë nga selia.

Mark Marku: A mundet pak?

Artan Hoxha: Jo 1 minutë… Një fjali të fundit kam, e mbylla.

Mark Marku: S’kemi ardhur të të dëgjojmë ty se të kishim dëgjuar në shtëpi ne. E paska fajin Basha që sulmojnë ata.

Artan Hoxha: Jo nuk e thashë atë gjë.

Mark Marku: Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi.

Artan Hoxha: Mark po më dëgjove thashë tjetër gjë.

Mark Marku: Mos u tallni tani. Ju po harroni gjënë kryesore.

Blendi Fevziu: E doni Hoxhën këtu?

Mark Marku: Jo jo s’ka kuptim kështu se është turp.

Artan Hoxha: O Mark, turp është ajo që i çoni demokratët në këtë derexhe. Ky është turp, dhe t’ju vijë turp që i keni çuar kështu. Që i merrni bishta kazme dhe qëllojnë njëri-tjetrin. Opozita e Shqipërisë dhe del ai me qese domate Kryeministri. Ky është turp dhe duhet t’ju vijë turp që i keni katandisur kështu. Turp është ky që i keni bërë Shqipërisë dhe demokratëve.

*Citimet marrë nga Opinion