Vendosni fjalën kyçe....

IKMT pezulloi aktivitetin e Bankers Petroleum dhe e gjobiti, kompania do vijojë aktivitetin (Emaili)


Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjobiti me 2 milionë lekë të reja kompaninë “Bankers Petrolium Albania LTD” dhe i pezulloi aktivitetin.

IKMT njoftoi se subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme.

Por në një email të siguruar nga Hashtag.al të dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Bankers për punonjësit e kompanisë, thuhet se aktiviteti i kompanisë do vijojë normalisht dhe subjekti do marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur aktivitetin dhe operacionet.

Ashtu siç mund të jeni informuar, në media është publikuar sot se IKMT-ja ka pezulluar aktivitetin e kompanisë dhe ka gjobitur në shumën e 2 milionë lekësh lidhur me çështjet mjedisore.

Ne duam tju sigurojmë se aktiviteti i kompanisë do vijojë normalisht dhe kompania do marrë hapat e nevojshëm ligjorë për të mbrojtur aktivitetin dhe operacionet tona”-thuhet në email./Hashtag.al