Një çift shoferësh patën fatin që dolën të gjallë nga një përplasje e frikshme në Rally Dakar.
Benediktas Vanagas dhe bashkëpunëtori i tij Filipe Palmeiro po përpiqeshin të bënin përparim pë të rikuperuar kohën gjatë Fazës 4 në shkretëtirën e Arabisë Saudite.
Por duke fluturuar lart, automjeti i tyre u kthye dhe bëri të paktën katër rrotullime në ajër. Duke humbur pjesë gjatë rrotullimit dhe duke prishur parakolpin, Toyota arriti të ulej mbi rrotat e saj me shoferin dhe ndihmësin fatmirësisht të padëmtuar.
Fillimisht, nuk dihej nëse dyshja do të ishin në gjendje të rregullonin automjetin e tyre dhe të ktheheshin për ditën e pestë të garës rraskapitëse që do të përfundojë më 14 janar.
“Dakar ka mbaruar. Më e rëndësishmja, ne jemi mirë.” – shkroi Palmeiro në Instagram.
Në një klip zyrtar Palmeiro, i cili është portugez, dëgjohet duke thënë: “Nuk e di çfarë ka ndodhur. Gjithçka dukej në rregull dhe më pas ne u hodhëm në ajër.”
Dalja e hershme është një tjetër zhgënjim për Vanagas në Rally Dakar.
Para kësaj, ai përfundoi në vendin e 11-të, 15-të dhe të 12-të në vitet 2019, 2020 e 2021.