Vendosni fjalën kyçe....

5G mund të rrezikojë uljen e avionëve, autoriteti i aviacionit amerikan jap alarmin


Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) ka zbuluar se është në bisedime me prodhuesit e avionëve, linjat ajrore dhe ofruesit e shërbimeve me valë për të reduktuar ndikimin e teknologjisë së re 5Gpërpara nisjes së saj të planifikuar më 19 janar.

Në njoftimet për misionet ajrore (NOTAM) të publikuara të enjten, ai deklaroi se ‘avionët me lartësimatës të patestuar, ose që kanë nevojë për rinovim ose zëvendësim, nuk do të jenë në gjendje të kryejnë ulje me shikueshmëri të ulët ku është vendosur 5G’.

FAA ka sugjeruar më parë se rrjeti 5G mund të ndikojë në pajisjet e ndjeshme të avionëve, duke përfshirë lartësimatësit.

Si pjesë e ekzaminimit të teknologjisë me valë, agjencisë iu dhanë të dhëna shtesë për vendndodhjen e transmetuesit, i cili mund të ndikojë në avionët dhe aftësinë e tyre për t’u ulur në pistë.

Duke adresuar situatën, FAA tha se ishte ende ‘duke punuar për të përcaktuar se cilët lartësimatës radari do të jenë të besueshëm dhe të saktë me 5G C-Band të vendosur’, duke shtuar se ajo priste ‘të sigurontë përditësime së shpejti në lidhje me përqindjen e vlerësuar të avionëve komercialë’ që mund të preken nga ndryshimet.