Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar lidhur me protestën e 8 Janarit.
Berisha e ftoi Escobarin që të flasë me fakte e prova kundër tij, ndërsa theksoi se kushdo që mendon se e dëmton atë duke mbështetur Lulzim Bashën e ka gabim.
“Unë shpreh keqardhje të madhe. Në vizitën e parë reagimi ishte ky: që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qëf kukullat. Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon.
Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova mos merret me kukulla.
Ju e patë që jo vetëm nuk ndikoi në Kuvend, por kuvendi shënoi një rekord historik.
Tani i them zotëri, si punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë për godinën e mbrohet edhe nga garda ?
E ftoj z. Escobarin çdo fakt ta depozitojë në gjykatë, s’ka nevojë fare t’ua tregojë shqiptarëve, pastaj i marr vetë vendimet e mia. Ajo që është, për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet, të mbështetësh Lulzim Bashën sot, jo vetëm mbështet një kufomë politike që i vjen era në gjithë Europën, por më keq akoma.
Jo vetëm është një kufomë politike, por ai ka një gjë tjetër, të mbështetësh Bashën, është një përçmim i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetësh Bashën nuk lufton Sali Berishën, ua them unë që jo.
Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është se çfarë shohin shqiptarët sot është se ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. A mendoni se është problem i madh për gjeneratat e reja mbështetja e tij? Problem shumë i madh, sepse ai është simbol i të pabesit, i të lidhur me krimin më shumë se kushdo tjetër, i përzier në afera korruptive shumë të rënda, të njohura edhe në vendin e Escobar, plus dosje të tjera.
Ju bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere ta hetojnë për larje parash, sepse Rama ja mbylli dosjet e larjeve të parasë.”- deklaroi ish-kryeministri.