Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa do padisë për shpifje Syri TV: Jeni bërë vegël propagandistike në duart e një familje


Deputetja e PD-së Ina Zhupa do padisë për shpifje median Syri TV.

Në një postim në rrjetet sociale Zhupa shkruan se Syri po shpif në adresë të saj duke marrë kopje deklaratat dhe akuzat e kundërshtarëve të saj politik.

Më tej ajo thotë se kjo media është bërë vegël propagandisike e familjes Berisha.

Në fund Zhupa thotë se nëse fiton padinë për shpifje paratë do i përdorë për kurs për studentët e gazetarisë për shpifjen dhe lajmet e rreme.

Postimi i plotë:

Çim Peka po shpif live ne drejtimin tim!

Për informim te publikut: Me Mirel Mertirin me lidhin vetëm qindra denoncime që kam bërë dhe i bëj aferës së inceneratorëve dhe dy padi që kam nga ai në çështje civile edhe penale si përfaqësuese e PD që e kam denoncuar vazhdimisht. Të dyja paditë e fituara nga unë kundër Mirel Mertirit!

Si anëtare e komisionit të medias kisha vendosur që shpifjeve të Syri.net, të shumta këto kohë ndaj meje, të marra copy paste nga kundërshtarët e mi politik, mos ti përgjigjesha me padi si parim i lirisë së medias.

Por çdo gjë ka një kufi dhe keni shkelur çdo kufi! As media nuk quheni me sepse jeni bërë një vegël propagandistike në duart e një familje.

Do përballemi bashkë me padi në gjykate! Padinë do e bëj në respekt të qytetarëve që besojnë të unë dhe me kanë votuar dhe në respekt të familjes time që dëgjon çdo dite, idiotsirat e shpifjet e një makinerie llumi dhe mercenaresh!

Parate e fituara nga padia do i perdor per nje kurs falas per gjithe studentet e gazetarise me tematike: “Shpifja dhe lajmet e rreme! Modeli antigazetari-rast studimor Syri”.