Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Protesta e 8 janarit ishte një moment tragjik dhe degradues, pamë dhunë nga të dyja palët


Presidenti i vendit Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar dhunën në protestën e 8 janarit që u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kreu i shtetit theksoi se 8 janari është një moment tragjik, ndërsa shton se ka parë dhunë nga të dyja palët.

“8 Janari në vlerësimin tim si President i Republikës nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh, thelbi i të cilit është mungesa e ballafaqimit demokratik me votën e lirë.

Institucionet janë minuar prej vitesh nga kapja e institucioneve të pavarura dhe institucioneve të shoqërisë civile.

Kërcënimit të institutcionit të opozitës dhe votës së lirë. Nuk dua të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por si president jam I shqetësuar për konfliktin brenda partisë më të madhe opozitare që duhet të marrë zgjidhje me votën e lirë dhe garantimin e franksioneve. PËrdorimi I forcës si ndaj dyerve dhe dritareve e aq më keq ndaj protestuesve është i papranueshme. Janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje të paanshme. E papranueshme gjithashtu të mohohet çdo mekanizëm zgjidhjeje duke nxitur revoltën. Pra kur të gjithë e kanë të qartë se përdorimi I dhunës smund të legjitimojë marrjen e pushtetit.

Mjetet fizike dhe policezke s’mund të jenë zgjidhje për asnjërën palë. Për më tepër se kjo parti është aneëtare e PPE. Zhvillimet e 8 Janarit sollën edhe ndonjë shembull politik, siç është dorëheqja e rojes së PD-së për të mos qenë dëshmitar në dhunë.

Tani në lidhje me pyetjen tuaj, se jam habitur kur kam qenë në Maqedoni e kam dëgjuar deklarata të tilla. Ky është reagimi zyrtar i presidentit që është bërë në orën 12, theksoj rëndësinë e protestës paqësore.

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve e tensioneve të panevojshme.

I kërkoj falje zotërisë, është zoti Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së dhe deputet i PD-së, pra të shtunën kur kam parë makinat para PD-së.

E kam marrë në tel, s’ma ka hapur. I them kujdes, të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. Po po më thotë ai, s’bëhet fjalë.

20 minuta para se të hapej dera… I them… mos humbni kontrollin paqësor të protestës. Pra presidenti nuk bën lojëra as të dyfishta as të trefishta. Kam patur komunikim me SHISH-in. Jam I qartë, I drejtpërdrejtë. PResidenti dënon dhunën dhe dhuna ka qenë nga të dyja anët.

Ajo që keni parë, ka qenë nga të dyja anët sepse keni parë dhunë të protestuesve ndaj dyerve të blinduara, por kemi parë edhe një dhunë tjetër nga zyra atje e katit të dytë me shkopinj bejzbolli kundër qytetarëve. Të dyja janë të rënda dhe të papranueshme. Kemi parë ditë përpara se të ndodhte kjo, por kemi shpresuar të ishin vetëm mistrecllëqe që mos t’I merrnim seriozisht. Kemi parë foto të tilla me veshje të zeza që krenoheshin se do mbronin selinë. Kemi dëgjuar se nuk ka dyer të blinduara. Çfarë janë këto? Pse janë këto këtu?

Dhe nga se vjen kjo? Nga mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë dhe ballafiqimin demokratik. Kemi parë një palë që vetëm përjashton e vetëm shkarkon… shkarkohen të gjithë. Pala tjetër nuk përjashton… fton.”– u shpreh Meta.