Vendosni fjalën kyçe....

PD nxjerr pamje të tjera: Vokshi gënjen, partnerët në krimin e Berishës shpërndajnë përditë mashtrime për të mbuluar dhunën


Partia Demokratike ka publikuar një video tjetër në rrjetet sociale, këtë radhë duke akuzuar si gënjeshtare një nga mbështetëset e ish-kryeministrit Sali Berisha, zonjën Albana Vokshi.

“Vetëm kamerat e katit të parë kanë qenë të hapura dhe kanë regjistruar?”- është pyetja që ngre zonja Vokshi, por pas deklaratës së saj shfaqen pamjet e protestuesve që i prishin apo mbulojnë kamerat e tjera të sigurisë.

“Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu ‘non grata’ për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe!

NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN”– thuhet në postimin e PD-së.