Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja çon fëmijën për birësim pasi zbulon identitetin e vërtetë të dhuruesit të spermës


Një grua japoneze e vuri fëmijën e saj për birësim pasi zbuloi se babai i fëmijës së saj të dytë gënjeu për identitetin e tij.

Sipas gazetës japoneze të lajmeve ‘Tokyo Shinbun’, gruaja në të 30-at e ka paditur atë duke i kërkuar rreth 2.8 milionë dollarë (330 milionë jen) dëmshpërblim.

Ajo besonte se kishte gjetur një japonez të pasur dhe fjeti me të në 10 raste për të ngjizur fëmijën.

Gruaja kishte një fëmijë me burrin e saj të tanishëm, por pasi mësoi se ai kishte një çrregullim të trashëguar që mund t’u kalonte fëmijëve të tij, ajo zgjodhi të provonte një fëmijë të dytë me një donator.

Ajo iu drejtua mediave sociale për ndihmë në gjetjen e individit ideal. Dhe në korrik 2019, përpjekjet e tyre u shpërblyen. Megjithatë, menjëherë pasi mbeti shtatzënë nga dhuruesi, gruaja, e cila është e paidentifikuar në raporte, kuptoi se babai biologjik i fëmijës së saj të palindur ishte një kinez i martuar.

Kur e mori vesh, ishte tepër vonë për të abortuar foshnjën e më pas ajo vendosi ta linte për birësim fëmijën dhe ngriti një padi kundër burrit për ‘shqetësim emocional’ për shkak të mungesës së transparencës.

Në raportin e Vice World News, dhurimet japoneze të spermës nuk janë veçanërisht të rregulluara në mënyrë strikte nga ana ligjore.

Inseminimi i duhur artificial nga një donator, i cili përfshin futjen e spermës në mitrën e një gruaje, është i kufizuar për çiftet e martuara heteroseksuale.

Si rezultat, kjo i ka shtyrë njerëzit në internet për të gjetur mënyra alternative për të marrë spermë.

“Në Japoni, nuk ka asnjë sistem publik apo sistem ligjor për dhurimin e spermës.” – tha avokati i gruas në një konferencë për shtyp, siç u përmend nga TBS News.

Avokati pohoi gjithashtu se gruaja kishte probleme me gjumin dhe hoqi dorë nga fëmija, gjë që shkaktoi reagime.

Mizuho Sasaki, një grua që punon në një institucion të mirëqenies së fëmijëve, tha për Vice World News se ishte ‘e papranueshme’ që gruaja të flakte fëmijën e saj.