Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘Neës24’ foli për akuzat e Berishës ndaj Lulzim Bashës si pronar i një kompanie bastesh në Qipro.
Por Bardhi hodhi kundërakuza duke thënë se një nga mbështetësit e Berishës ka probleme në Qipro por nuk dha asnjë emër.
“Basha nuk e ka më betejën me Berishën. Ajo përfundoi kur të gjitha institucionet u shprehën me votë. E vetmja përballje është me Edi Ramën. Berisha duke qenë se është pakicë, me gënjeshtra vijon retorikën e tij qesharake. Unë di që një njeri i Berishës ka disa probleme në Qipro, nuk dua të futem në emra. Nëse Berisha ka fakte dhe prova për veprimtari të kundërligjshme të kryetarit të partisë, të mos manipulojë demokratët, por me qetësi të sqarojë se kush janë këto veprimtarit të paligjshme. Berisha ka një akuza nga SHBA. Tani çdo ditë hedh në treg akuza qesharake dhe nuk jep asnjë provë dhe ky është mashtrim për të manipuluar demokratët”-deklaroi Bardhi.