Tre persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht për shkak të dhunës dhe veprimeve që dëmtuan stolat të stadiumit në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Të proceduar nga policia janë shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç.
“Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.
Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.