Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë pasi më datë 6 janar 2022 tentoi të shtypte me makinë një shtetas.
Në kërkim nga blutë e Vlorës u shpall shtetasi E.J për kanosje ndaj shtetasit E.A.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.