Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e gjyqtarit shkakton rrëmujë në ndeshjen e Kupës së Kombeve (Video)


Tifozët e futbollit kanë reaguar në mediat sociale për përfundimin e paoritur të një ndeshjeje në Kupën e Kombeve në Afrikë mes Tunizisë e Malit.

Mali po fitonte 1-0 falë një penalltie të Ibrahima Kone, me Tunizinë që dështoi të shfrytëzonte një shans për të barazuar nga pika e penalltisë.

Megjithatë, vetëm tetë minuta më vonë, gjyqtari Janny Sikazwe mbylli në mënyrë të çuditshme ndeshjen para se të kuptonte me shpejtësi gabimin e tij.

Në minutën e 87-të, El Bilal Toure i Reims nxorr me karton të kuq jashtë loje. Edhe edhe pse sistemi VAR i tregoi gjyqtarit Sikazwe se vendimi i tij ishte i gabuar, aie kundërshtoi atë.

Edhe një herë, në minutën e 89 minuta, ai e mbylli ndeshjen para kohe duke çuar në reagiin e ashpër të trajnerit të Tunizisë e stolit të cilët u futën në fushë.

Teksa palët ndodheshin në konferencë për shtyp, organizatorët e Kupës së Kombeve urdhëruan që ndeshja të rifillonte në mënyrë që të arrihej fundi i rregullt megjithatë Tunizia nuk u kthye në fushë e kësisoj Mali u shpall fitues.