Ish-Presidenti Donald Trump mbajti tubimin e tij të parë të stilit të fushatës të vitit 2022 në Arizona, duke sulmuar politikat ekonomike ‘shkatërruese’ të presidentit Joe Biden, urdhrat e tij për vaksinat dhe persekutimin e supozuar të mbështetësve të Trump.
Duke përmendur rritjen e inflacionit, rritjen e çmimeve të gazit dhe mungesën e ushqimeve dhe mallrave të konsumit, Trump i tha një turme dhjetëra mijëshe në Arizona se Biden ka shkaktuar ‘më shumë shkatërrim se pesë presidentë vitin e kaluar’ dhe e ka vendosur Amerikën në rrugë për t’u bërë ‘një version në shkallë të gjerë i Venezuelës’.
Alegoria me sa duket i referohej hiperinflacionit që ka pllakosur ekonominë venezueliane gjatë dekadës së fundit.
“Vendi ynë po shkatërrohet, është e pabesueshme.” – tha Trump para turmës.
Megjithëse ende nuk e ka shpallur zyrtarisht një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, Trump ka mbajtur disa tubime që nga largimi nga detyra vitin e kaluar. Në çdo rast, ai ka ritheksuar pretendimet e tij se fitorja elektorale e Biden në 2020 ishte e rreme.
Trump kritikoi gjithashtu fokusin e demokratëve në trazirat e Capitol Hill të janarit të kaluar, duke e quajtur komitetin e drejtuar nga demokratët që hetonte trazirat si ‘komiteti i pazgjedhur i hakerave politikë’.