Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi-Nikollës: Tërhiq lajmërimin, nuk e vendos ti kush është deputet i PD-së


Njoftimi i kryeparlamentares Lindita Nikolla mbi ndryshimet e propozuara nga PD në përfaqësimin e saj parlamentar, ka sjellë kundërshtime nga deputetët krah ish-kryeministrit Sali Berisha që ishin sot në sallën e seancave plenare.

Belind Këlliçi iu drejtua kryeparlamentares Nikolla duke i kërkuar që të tërheqë njoftimin që bëri duke thënë se nuk është në kompetencat e saj. Por kjo e fundit u përgjigj se vetëm bëri detyrën duke lexuar vendimin e grupit të PD-së dhe se vendimin s’e ka marrë ajo.

“Meqë po përmendni rregulloren këtu dhe të gjithë procedurës standarde ju bëj me dije në rast se nuk keni lexuar kreun 3 nenin 15. Formimi i grupeve parlamentare, deputetet mund të fromojnë grupe sipas përkatësisë parlamentare.

Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, ai për këtë duhet të lajmërojë byronë e Kuvendit. Nuk ka ndonjë kërkesë të ndonjë deputeti për tu larguar nga grupi i PD.

Nuk e di ku e keni dispoizitën në atë vendim që bëtë. Është e trishtë që ju merrni atributin të vendosni se kush janë deputetët e PD por ju s’keni asnjë lidhje me PD dhe situatën në PD. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese, dhe të tërhiqni njoftimin që bëtë sepse nuk është në kompentencat tuaja.”- tha Këlliçi.

“Ky nuk është debat me kryetaren e parlamentit sepse s’ju përjashton kryetarja e kuvendit. E ka përcjellë grupi i PD-së njoftimin dhe unë do e lexoj duke bërë detyrën.”– u përgjigj Nikolla.