Komentuesit e quajtën përfundimin ndeshjes mes Sierra Leones e Bregut të Fildishtë si të pamundur e të pabesueshëm pasi lojtarët e Sierra Leone-s vrapuan për të festuar barazimin e tyre në minutën e 93-të të ndeshjes së vlefshme për Grupin E të Kupës së Kombeve që i cili përfundoi 2-2.
Portieri 35-vjeçar i vendasve të Bregut të Fildishtë u përpoq të hidhej mbi top për të parandaluar një goditje nga këndi, por pa fat e futi topin përsëri në fushë duke i mundësuar sulmuesit mik Kamara të shënonte golin e barazimit.
Portieri më pas u shtri në terren duke pretenduar se ishte dëmtuar dhe u desh të trajtohej nga mjekët dhe të transportohej me barelë.
Në fund lojtarët miq festuan si të çmendur barazimin e arritur në fundin e ndeshjes kur nuk pritej, ndërsa shumë tifozë fajësuan gjendjen e keqe të fushës për incidentin e pafat të portierit.