Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron presidenten e re të PE-së: Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zgjedhjes së maltezes së Roberta Metsolës si Presidente e Parlamentit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka përcjellë urimet e tij ndaj Metsolës për detyrën e re.

“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!

Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.”- shkruan Meta.

Metsola është gruaja e parë në 20 vjet ose e treta në histori që e mban këtë post. Po ashtu ajo është edhe presidentja më e re në moshë e Parlamentit Europian.