Vendosni fjalën kyçe....

Policia mësyn te ‘5 Maji’, shoqëron banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive (Video)


Dhjetëra forca policie kanë shkuar në orët e para të mëngjesit në lagjen 5 Maji në Tiranë për të nxjerrë jashtë banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Bëhet fjalë për një pjesë banorësh që nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me bashkinë e Tiranës për prishjen e banesave të tyre në një zonë ku është parashikuar të bëhen disa ndërtime të reja.

Javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka deklaruar se bashkia e kishte arritur marrëveshjen me të gjithë banorët, të cilët do përfitonin banesa në ndërtimet e reja që do bëhen.

Megjithatë një pjesë e banorëve janë shprehur se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me bashkinë dhe e kundërshtojnë prishjen e banesave.

*Video Credit: Ervin Goci