Vendosni fjalën kyçe....

Klipi pornografik ndërpret mbledhjen online të Senatit në Itali


Një klip pornografik me personazhe nga seriali i videolojërave ‘Final Fantasy’ ndërpreu një takim të senatorëve italianë.

Një mbledhje virtuale ku morën pjesë ligjvënës dhe akademikë italianë, përfshirë një fitues të çmimit Nobel, u ndërpre për pak kohë pasi një ‘troll’ transmetoi një video pornografike, me një senator që tha se ajo do e raportojë ndërhyrjen në polici.

Pornografia e kompjuterizuar iu shfaq pjesëmarrësve në takimin virtual të hënën, duke treguar dy personazhe nga lojërat video ‘Final Fantasy’ në mes të aktit, të kompletuar me audio të qartë. Klipi vazhdoi për gati 30 sekonda përpara se ‘shakaxhiu’ të identifikohej dhe të hiqej nga biseda.

“Ka një person që ka hyrë fshehurazi, kërkoj falje. Nëse regjisori tjetër, ju lutem, mund të më ndihmojë ta dëboj këtë person.” – tha një organizator i takimit teksa videoja u shfaq.

Takimi në distancë u mbajt nga Palazzo Giustiniani në Senat, me një numër ligjvënësish nga Lëvizja Pesë Yjet që ishin të pranishëm, si dhe akademikë si fizikani Giorgio Parisi, i cili mori çmimin Nobel vitin e kaluar.

Senatorja Maria Laura Mantovani, tha se ajo do të dorëzonte një raport në polici, duke i thënë mediave lokale: “Një film porno u transmetua papritmas në monitorin e konferencës që po mbanim. Do e raportoj te autoritetet në mënyrë që ata të mund të identifikojnë personin përgjegjës.”

Ajo shtoi se takimi vazhdoi pa asnjë problem dhe ‘vazhdoi sikur asgjë të mos kishte ndodhur’ pas marifetit të ndodhur në Zoom.