Vendosni fjalën kyçe....

“Pederast” – Polici fyen banorin e 5 Majit që kundështon prishjen e shtëpisë (Video)


Një efektiv policie ka fyer një banor të ‘5 Majit’ që ndodhej brenda një furgoni policie duke e quajtur ‘pederast’.

Teksa brenda mjetit të policisë ndodheshin disa banorë të shoqëruar, që kundërshtojnë prishjen e banessave te ‘5 Maji’, një efektiv afrohet dhe e quan ‘pederast’ një prej banorëve të ndodhej brenda.

Operacioni për prishjen e disa banesave mëngjesin e sotëm është shoqëruar me tension mes banorëve e policisë që ishte në ndihmë të IKMT-së.

Disa banorë kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre duke thënë se nuk kanë asnjë marrëveshje a kontratë të rregullt me bashkinë Tiranë.

Ata kanë deklaruar se e kanë çuar çështjen në prokurori dhe se deri në një vendim gjykate banesat e tyre nuk mund të prishen.

Po kështu ata kanë thënë se pas përfundimit të protestës do kallëzojnë në SPAK bashkinë e policinë që i akuzojnë për dëmtim prone e shpërdorim detyre.

Bashkia nga ana e saj pretendon se e ka arritur një marrëveshje me banorët duke u premtuar se do i kompensojë plotësisht për banesat e dëmtuara.