Vendosni fjalën kyçe....

CNA: Ben Blushi emëroi djalin e xhaxhait drejtor, pasi kompanitë e inceneratorëve blenë “Lori Kafe”


Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, për të cilin është vënë në pranga edhe një ish-ministër, vijon të thellohet.

Tentakulat e inceneratorëve nuk janë ndalur thjeshtë dhe vetëm tek koncesionet 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Tentakulat e tyre janë shtrirë edhe në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.

CNA.al ka zbuluar ortakërinë e Ben Blushit, ish-drejtori i Top Channel, me pronarët e inceneratorëve dhe ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

Bëhet fjalë për një kompani e themeluar në Bullgari, Em Capital Group, ku aksionerë janë Klodian Zoto me 34% të aksioneve, Mirel Mërtiti me 33% dhe Eva Blushi me 33%, dy të parët shpallur në kërkim nga SPAK.

Bashkëshortja e Ben Blushit është bashkëortake me pronarët e inceneratorëve, në një kompani të themeluar në Bullgari.

Ortakëria me aksionerët e Top Channel

Kjo kompani, Em Capital Group, ka ardhur më pas në Shqipëri dhe për 2.2 milion dollarë ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Nga ana tjetër është edhe një kompani e dytë, Kudo Pay, ku Ben Blushi dhe aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha dalin hapur me emrat e tyre.

Në këtë kompani janë aksionerë Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, kjo e shpallur në kërkim nga SPAK.

Por, duket se “dardha e ka bishtin” prapa.

CNA.al ka mësuar se pasi EM Capital Group, bleu 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, drejtor i kësaj kompanie është emëruar Marin Blushi.

Kush është Marin Blushi

Marin Blushi është kushëriri i ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, djali i xhaxhait.

Emri i tij del edhe në një tjetër “bëmë” të ish-deputetit socialist Ben Blushi.

Bëhet fjalë për një pasuri vlera e të cilës është të paktën 500 milionë, por që Ben Blushi në deklarimin e tij të pasurisë thotë se e ka blerë 30 mijë euro.

Një sipërfaqe prej 200 m2 nga të cilat 140 m2 në katin e parë të një godine, në një nga ajkat e qytetit të Korçës.

Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij N. Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.

Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit.

CNA.al ka siguruar dokumentet zyrtare, sipas të cilave në janar të vitit 2019, vajza e Ben Blushit ka shitur aksionet e saj, për një shumë prej 3.000.000 lekë.

Dhe shtetasi i cili ka blerë aksionet është pikërisht Marin Blushi, djali i xhaxhait të Ben Blushit.

 

Më pas i njëjti ambient jepet me qera për një shumë prej 2 mijë euro në muaj, por që mesa duket vajza e Ben Blushit ia paska dhënë me qera vetes së saj dhe kushëririt të parë, me të cilin hap fillimisht një aktivitet snak bar.

Pra, prona me vlerë 500 milionë lekë, por e blerë për vetëm 30 mijë euro, vihet në shërbim të familjes Blushi.

Skema është mjaft e qartë. Ben Blushi paguan lekët, në të njëjtin vend vajza hap biznesin dhe pas katër vitesh e shet.

Pasio pronarët e inceneratorëve bjeljne Lori kafe, djali i xhaxhit të Ben Blushit emerohet drejtor. Kjo është prova e tretë ku Ben Blushi dhe  bashkëshortja e tij dalin në bashkëpunim të hapur me pronarët e inceneratorëve, në ortakëri por edhe në menaxhim biznesesh në bashkëpronësi me pronarë mediash. Në kohën e këtyre lëvizjeve Ben Blushi ka qenë vetë drejtor i Top Channel, i paguar me qindra milionë lekë pagë vjetore.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al