Rezervat e gazit natyror në Gjermani, e cila ka një nga kapacitetet më të larta të depozitimit të gazit nëntokësor në Evropë, kanë rënë në nivele historikisht të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme.
“Sipas regjistrit të konsoliduar të objekteve të depozitimit të gazit të shoqatës evropiane Gas Infrastructure Europe, objektet e depozitimit të gazit në Gjermani janë 50,6% (që nga 11 janari 2022).” – tha ministria Gjermane e Ekonomisë në përgjigje të kërkesës së një deputeti siç citohet nga RIA.
“Kjo korrespondon me një disponueshmëri teorike të gazit prej 17.7 ditësh.” – shtoi ai.
Kjo vjen pasi gjiganti rus i energjisë Gazprom tha të hënën se nuk ka rezervuar asnjë kapacitet për të pompuar gaz në Evropë përmes tubacionit Yamal muajin e ardhshëm.
Tubacioni Yamal-Evropë, i cili zakonisht dërgon gazin rus në Evropën perwndimore, vazhdoi ta dërgojë atë drejt lindjes nga Gjermania në Poloni për të 28-ën ditë radhazi të hënën, treguan të dhënat nga operatori i rrjetit gjerman Gascade.
Ekonomistët po paralajmërojnë për rritje të çmimeve të energjisë deri në dimër.
Në përgjithësi, objektet evropiane të magazinimit ishin plot 49.33% që nga 12 janari, sipas Gas Infrastructure Europe.