Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dhënë një këshillë për Partinë Demokratike për të zgjidhur konfliktin mes partisë më të madhe opozitare në vend.
Meta në emisionin “Opinion” tha që PD-ja duhet të kërkojë një mision nga PPE-ja dhe të shkojë te vota për të zgjidhur përplasjen.
“Opozita nuk është as në seli dhe as në Kuvend. Opozita është populli, janë qytetarët. Unë nuk e caktoj dot se kush është dhe kush do të jetë opozita. Unë për PD kam vetëm një këshillë: A jeni ju PD anëtare e PPE? Ju PD e dashur e Shqipërisë, me merita të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit, kërkojini një mision PPE për të vlerësuar gjendjen brenda jush. Zgjidhja për situatën në PD është vota”,-tha Meta.