Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e Erdoganit për organizatën FETO, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh presidentit turk, s’ka borxhe mes vëllezërve


Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët lidhur me deklaratat e presidentit të Turqisë Erdogan lidhur me ultimatumin që i la për largimin e përfaqësuesve të FETO-s nga Shqipëria.

Rama u shpreh se vendi ynë nuk i ka asnjë borxh Presidentit të Turqisë pasi sipas tij mes miqve dhe vëllezërve nuk ka borxhe.

“Ne nuk i kemi asnjë borxh, Presidentit të Turqisë, ashtu sikudër Presidenti i Turqisë nuk na ka neve asnjë borxh. Sepse mes miqsh dhe me një miqësi vëllazërore nuk ka borxhe.” –tha Rama duke e lënë kështu të paqartë se çfarë vendimi do të marrë lidhu me çështjen e gylenistëve.

“Nuk iu përgjigjët pyetjes, pra nuk do të merrni masa për gylenistët në Shqipëri?”- u pyet sërish Rama.  Kryeministri shtoi: “Problemi yt është që ti kërkon edhe pyetjen edhe përgjigjen siç e do ti. Pyetjen e ke ti, përgjigjen e kam unë.”